“500 mijë euro për ta eliminuar”, si doli nga burgu Endrit Dokle dhe armiqësia me Ervis Martinajn

min lexim

Endrit Dokle një nga emrat më të lakmuar të botës së krimit është shoqëruar sot në polici pasi dyshohet se ishte nën shoqërinë e një personi të armatosur. Dokle më parë ka qenë dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit. Ai është liruar nga burgu dy vite më parë nga qelitë e burgut të Fushë Krujës me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

Më herët është raportuar se Dokle kishte armiqësi me Ervis Martinajn i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles.

Sipas Dumanit ai ka marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumcës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegoi se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. 

Vijon…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina rastet, fitorja Dukagjinit

Story i radhës

Ndeshje interesante në “Mizahir Isma”, triumfon Ponte Prizreni

Të fundit nga