5 shprehjet që përdorin njerëzit e zgjuar për të zgjidhur çdo konflikt

min lexim

Mënyra se si i trajtojmë debatet apo konfliktet tregon shumë për inteligjencën tonë. Disa njerëz duket se janë më të prirur për të ulur tensionet në këto lloj situatash, duke nxitur komunikimin dhe duar shuar çdo konflikt.

Dhe këtë e bëjnë duke përdorur shpesh këtë pesë shprehje:

– “E kuptoj këndvështrimin tuaj, por…”-Arti i empatisë

Fillimi i bisedës duke pranuar këndvështrimin e personit tjetër është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar tensionet. Pra, ju tregoni se dëgjoni dhe respektoni mendimin e tjetrit, ndërsa pohoni tuajin. Kjo qasje hap dialogun dhe shmang përshkallëzimin e diskutimeve.

-“Më ndihmo të kuptoj…”-Ftesa për dialog

Njerëzit e zgjuar shpesh e përdorin këtë shprehje për të ftuar personin tjetër që të shpjegojë më tej këndvështrimin e tij/saj. Duke bërë këtë pyetje, ju tregoni se jeni të gatshëm të dëgjoni dhe të mësoni.

-“Po sikur të provonim…”-Kërkimi për zgjidhje

Në një debat, gjetja e gjuhës së përbashkët është shpesh e vështirë. Njerëzit e zgjuar vijnë me zgjidhje konkrete. Kjo qasje tregon një gatishmëri për të bashkëpunuar dhe zgjidhur problemin së bashku.

-“E kuptoj pse ndihesh kështu!”- Empatia në veprim

Në vend që të fajësojnë dikë tjetër, njerëzit e zgjuar e vendosin veten në vendin e tjetrit. Kjo mënyrë të shprehuri tregon ndjeshmëri dhe hap rrugën për një dialog më të pranueshëm dhe më të respektueshëm.

-“Edhe unë kam qenë në të njëjtën situatë…”- Situata të përbashkëta

Pra, duke ndarë një përvojë të përbashkët, ju krijoni një ndjesi afërsie dhe mirëkuptimi të ndërsjellë. Tregoni dhembshuri dhe demonstroni se e kuptoni se çfarë po kalon personi tjetër dhe do e keni më të lehtë çdo situatë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Javë evropiane për Egnatian dhe Partizanin, do të luajnë në Islandë e Gjeorgji të enjten

Story i radhës

Arrestimi i disa zyrtarëve të Njësitit për Patentë Shoferët, deklarohet prokurorja për rastin

Të fundit nga