5 “sekrete” të karrierës që gratë duhet t’i dinë

min lexim

Çdo grua ka përkufizimin e vet për suksesin. Sidoqoftë, janë 5 gjëra të përbashkëta që duhet t’i ketë parasysh secila grua që dëshiron të ketë sukses në karrierë.

Trego qëllimin tënd

Gjithkush flet për angazhimin në punë që sigurisht ka kuptim. Kur ne sjellim pasion dhe energji për punën që bëjmë,ditët janë shumë të shkurtra dhe pa monotoni. Shumica e njerëzve duhet ta kuptojnë këtë, pa vullnet dhe pasion asnjë punë nuk ecë. Prandaj në qëllimet tuaja lini pasionin tuaj të rritë ëndrrën dhe synimin për të.

Ji prezente në aktivitete që lidhen me qëllimin tënd

Mendojeni veten në një sallë konferencash. Të gjithë janë të ulur dhe të gatshëm për të filluar disëkutimet. Një grua e talentuar dhe e profilit të lartë po vjen… Ajo vjen duke fluturuar me flokët e saj të çrregullt, një krah letra me vete, qantën e saj, qantën e laptopit, kokën poshtë dhe kërkon falje sepse është vonuar. Secila grua e sukseshme ka kaluar momente të tilla, por nuk duhet dorëzur asnjëherë. Mos lini asash asnjë aktivitet që lidhet me qëllimet tuaja me ëndrrat tuaja. Prania e juaj në këto ngjarje është shumë e rëndësishme.

Pyesni të tjerët se si ju shfaqen dhe dëgjoni reagimet. Prania juaj është një atribut që ju kurrë nuk do të keni mjaft kohë për të dhënë më të mirën në një prezantim, sepse vazhdimisht kërkoni vetpërmirësim.

Përgatitu për secilin takim

Kjo vjen në kaq shumë madhësi dhe forma, por mund të jetë edhe thembra e Akilit për ne. Çelësi është që të përgatitemi, por të mos e mbysim vetën me këtë. Shumë gra ndjejnë nevojën për të mbajtur kokën poshtë dhe shpresojnë se gjërat e mira do t’u vijnë atyre.

Derisa një grua përton të dal nga zyrja e saj për të takuar njerëz ajo humbë mundësitë kryesore të lidershipit dhe lidhjet. Arsyetimi më banal në këtë rast është “jam shumë e zënë” ose “shumë e lodhur”.

Vetëdijësohu për fuqinë tënde

“Studimet tregojnë se imitimi i sjelljes mashkullore nuk përkthehet në avancimin profesional për gratë”, thotë Kathryn Heath, partneri themelues i Flynn Heath Holt Leadership. Gratë duhet të favorizojmë bashkëpunimin, përfshirjen dhe rezultatet fitimprurëse. Pyesni veten nëse jeni të kënaqur me pozicionin tuaj të pushtetit dhe fuqinë. Përgjigjja mund të jetë po, por fuqia personale është shpesh një aftësi më e nuance tjera. Nëse duam të avancojmë agjendat tona personale, profesionale dhe organizative, ne duhet të ndikojmë te të tjerët për të arritur suksesin që duam.

Përdor pozitivitetin gjithmonë

Ngrini dorën nëse doni të punoni me udhëheqës të mëdhenjë. Mendoni pozitivisht dhe punoni për qëllimet tuaja. Me pasion ju arrini çdo gjë, pa të çdo gjë është e vështirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Largime të shumta te Tirana

Story i radhës

​Qindra viktima nga moti i keq në Pakistan

Të fundit nga