5 profesionet me numrin më të lartë të divorceve

min lexim

Nëse jeni të punësuar në një nga këto 10 profesione keni ose probabilitetin më të lartë ose atë më të ulëtin – për t’u divorcuar.

Kjo ama vetëm sipas të dhënave të grumbulluara nga Statisticieni amerikan Nathan Yau, nga Anketa e Byrosë Amerikane të Regjistrimit të vitit 2021, e cila përcakton se cilat profesione paraqesin shkallën më të lartë dhe më të ulët të divorcit mes çifteve amerikane, raportoi Euronews Albania.

Karriera mund të mos jetë faktori nr. 1 që përcakton nëse një person do të divorcohet, por stabiliteti financiar, kompatibiliteti dhe kënaqësia e përgjithshme me jetën janë ndër kontribuuesit më të rëndësishëm.

Atmosfera në vendin e punës mund të ndikojë gjithashtu, sipas hulumtimeve të Yau.

Sipas studimit, menaxherët e lojërave të fatit dhe kazinove kanë përqindjet më të larta të divorcit në Amerikë, me 52.9%. Dhe banakierët nuk janë shumë prapa, me një normë divorci prej 52.7%.

Ndërkohë, përgjithësisht – edhe pse jo gjithmonë – pozicionet me pagat më të kënaqshme priren ta bëjnë jetën në çift më të kënaqshme dhe vetë martesat më të qëndrueshme.

Profesione në fushën mjekësore dhe atë financiare renditeshin ndër karrierat me përqindjet më të ulëta për divorcet.

5 ndër profesionet me përqindjen më të lartë të divorcit:

1. Menaxherët e lojërave të fatit

2. Banakier

3. Stjuardesë

4. Telemarketues (Call-Center)

5. Punonjësit e shërbimeve të lojërave të fatit

5 ndër profesionet me përqindjen më të ulët të divorcit:

1. Aktuarët

2. Shkencat e Natyrës

3. Klerikët

4. Mjekët dhe kirurgët

5. Zhvilluesit e softuerëve dhe aplikacioneve

Disa fjalë për fund?

Mos harroni.

Statistikat në SHBA tregojnë se gati gjysma – po, po gjysma – e të gjitha martesave amerikane përfundojnë me divorc.

Në Shqipëri, kjo shifër mund të mos jetë kaq ekstreme ama ajo sigurisht që vetëm është rritur.

Ndaj, pavarësisht zgjedhjes së karrierës, e cila është një nga më të rëndësishmet në jetë – edhe zgjedhja e partnerit me të cilin do të martoheni – duhet të bëhet me seriozitetin maksimal, pasi divorci nuk është vetëm një proces i vështirë emocionalisht, por edhe financiarisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza ekonomike/ “Qeveria me qëllim deklaron inflacion të ulët”, eksperti i ekonomisë: Kur të kryhet indeksimi i pagave…

Story i radhës

Shkupi gjobitet me 44 mijë euro nga UEFA

Të fundit nga