Kur jemi në një marrëdhënie, në fillim të gjithë bëjmë premtime, por e dimë se një pjesë të mirë të tyre nuk kemi ndër mend t’i mbajmë. Është normale. Truri ynë është shtuar nga endorfina dhe të gjitha gjërat janë gjunjëzuar kur biem në dashuri. Por është e rëndësishme t’i keni gjithmonë në vëmendje premtimet, kur raporti nis të konsolidohet. Sidoqoftë, disa njerëz i marrin premtimet seriozisht dhe pastaj shqetësohen kur dikush nuk e mban fjalën. Le t’u hedhim një sy 5 premtimeve që të gjithë meshkujt kanë tendencë të thonë më shumë, por nuk i mbajnë kurrë. Analizojini dhe kuptoni pse kjo është krejtësisht normale për të mos i besuar.
Nuk të mbaj sekrete: Të jemi të sinqertë. Vajzat, nuk është se e besojnë këtë. Ok, të gjithë duam të jemi të sinqertë me partnerët, por ka gjithmonë diku a diçka që ‘shket’ , është një gënjeshtër e bardhë. Ose ‘e zezë’. Ok, vajza, qetësohuni! Lërini të kenë privatësinë e tyre.
Nuk do të kem më shoqe: Kjo është qesharake, por e thënë nga meshkujt, bëhet edhe më shumë. Ne të gjithë kemi shokë dhe shoqe. Disa janë të afërt, disa më pak të tillë. Dhe është shumë gjë e mirë. Nuk jemi kafshë që kanë rregulla të ashpra për seksin e kundërt.
Nuk jam xheloz: Të gjithë e dimë çfarë do të thotë një tip xheloz dhe çfarë do të thotë të jesh i pushtuar nga xhelozia. Mos u përpiqni të bëni një premtime që nuk i mbani dot. Të gjithë janë xhelozë. E gjithë çështja është te masa e saj.
Do të të dua gjithmonë: Ky është një premtim tjetër i madh që është shumë e vështirë ta mbash gjatë. Kur meshkujt e thonë këtë, është vetëm një moment, por ne shpresojmë të jetë për gjithë jetën.
Nuk do ta shoh programin tonë të preferuar pa ty: Shumë çifte kanë diçka të përbashkët edhe në ekran. Mbrëmjet kur janë bashkë, filmat dhe spektaklet e preferuar i lidhin edhe me shumë çiftet. Por ky është një premtim i vështirë për t’u mbajtur. Kështu që mos e jepni si premtim.
Burimi: GAZETA.MK