5 mënyra për t’u marrë me meshkujt që e kanë të vështirë të shprehin dashurinë

min lexim

Të biesh në dashuri me një burrë emocionalisht të “padisponueshëm” ndonjëherë duket sikur po takohesh me një mur. Ju po bëni më të mirën, po përpiqeni kaq shumë dhe po i jepni të gjitha marrëdhënies suaj dhe duket sikur gjithçka është e kotë, por ja çfarë duhet bërë në të tilla raste:

1. Dëgjoni atë që ai ka për të thënë

Ka shumë femra që bien në dashuri me dikë dhe kur tashmë është tepër vonë, ata e kuptojnë se ai nuk është ai që besonin se ishte. Shanset janë të mëdha që ai t’i thoshte të vërtetën gjatë gjithë kohës, por për shkak të fazës së dashurisë dhe muajit të mjaltit që godet në fillimet e hershme të një lidhjeje, ata thjesht nuk i panë detajet e rëndësishme. Nëse tashmë keni disa dyshime për të, kushtojini vëmendje mënyrës se si ai komunikon me ju dhe njerëzit e tjerë. Dëgjoni atë kur ai flet për ish-ët e tij ose të kaluarën sepse ka shumë të dhëna atje.

2. Mos e ndihmoni të kaloj një situat, ai duhet t’ia dalë vet

Sado që dëshironi të rregulloni dhe ta ndihmoni ta kapërcejë, ai duhet ta bëjë vetë. Ai duhet të marrë vetë vendimet mbi gjërat personale. Gjithçka që mund të bëni është t’i jepni mbështetje dhe t’i tregoni se jeni për ti qëndruar pranë dhe për t’i dhuruar dashuri.

3. Mos kërkoni falje për ndjenjat dhe dëshirat tuaja

Ndjenjat tuaja janë tuajat për t’u ndjerë dhe dëshirat tuaja janë tuajat për të dëshiruar. Asnjëherë mos kërkoni falje për ta, as atij, as vetes dhe as kujtdo tjetër. Fjalë për fjalë “nuk ka njeri që ka qenë në këpucët tuaja dhe nuk ka njeri që mund të ëndërrojë si ju dhe të dashurojë si ju”. Kjo është arsyeja pse emocionet, ëndrrat dhe dëshirat tuaja janë pjesë e juaja. Janë ato që ju bëjnë kaq unike.

4. Mbani prioritet pavarësinë dhe lumturinë tuaj

Kur keni të bëni me burra të tillë, është e rëndësishme që të mbani në prioritet pavarësinë tuaj. E di që ju e doni atë, nuk do të ishit me të nëse nuk do ta kishit në radhë të parë.  Vazhdoni të ndiqni ëndrrat, lumturinë dhe të ardhmen tuaj. Duke vepruar kështu, do t’i jepni atij hapësirë për t’u rritur dhe për të punuar me veten.

5. Sigurohuni që kjo është ajo që dëshironi vërtet

Mbi të gjitha, sigurohuni që kjo është diçka që dëshironi të bëni. Sigurohuni që jeni gati të bërtisni në “mur”, se jeni gati t’i jepni dashurinë tuaj dikujt që nuk di të të japë dashurinë e tij. Sigurohuni që jeni gati ta vini në pritje jetën tuaj të dashurisë për diçka që mund të mos funksionojë në fund. Po, duket e frikshme si ”ferr” dhe po, ka mundësi që të lëndojë shumë keq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tirana publikon formacionin zyrtar kundër Fenerbaces

Story i radhës

Covid-19 në Kosovë: Sot 49 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Të fundit nga