5 klube duan 3 lojtarë! Kush do ia dalë në fund?

1 minut lexim

Klubet kryesore europiane po kalojnë një krizë momentale të mbrojtësve të djathtë, të cilët nuk janë me shumicë.

Përkundrazi. Vlera e tyre është shtuar pikërisht sepse opsionet janë të pakta.

Efekti domino në merkato pritet të jetë mëse i dukshëm në verën e ardhshme në këtë rol. Alexander-Arnold me siguri që do të largohet me parametra zero nga Liverpool.

Ai pëlqen Barcelonën, por për të ka shprehur interes special Real Madrid, ku mund të vendosë t’u bashkohet yjeve të klasit botëror si Bellingham, Vinicius dhe Mbappe.

Liverpool po mendon që tani për zëvendësuesin e anglezit. Mediat angleze raportojnë se ai mund të jetë Achraf Hakimi nga PSG. Marokeni kërkohet edhe nga Manchester City, aty ku Kyle Walker do të lërë një vend bosh.

Pedro Porro është një tjetër emër i diskutuar në merkato. Ai konsiderohet plan B për Real Madrid, nëse Arnold nuk zgjedh “Los Blancos”. Për spanjollin kanë interes edhe Barcelona me City.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dafina Zeqiri: Po thojnë që s’pom vyn filteri mo, prej se jom martu

Story i radhës

Gjiganti Kinez BYD tejkalon Teslan për nga të ardhurat

Të fundit nga