5 gabime që nuk duhen bërë kur investoni në kriptomonedha

February 9, 2022
min lexim

Sot janë miliona njerëz të cilët kanë investuar në një apo disa lloje kriptomonedhash. Bitcoin, Cardano, Ether, është një listë e gjatë me kriptomonedha që mund të zgjidhni për të investuar.

Por është e vështirë të kuptoni cila është e duhura për ju. Për më tepër njerëzit bëjnë aq shumë gabime nganjëherë fatale kur investojnë në kriptomonedha.

Prandaj le të diskutojmë për disa prej gabimeve më të mëdha kur investoni në kriptomonedha.

1. Të investosh në një kriptomonedhë vetëm pse vlera u rrit papritmas

Një prej gabimeve më të zakonshme në mesin e fillestarëve është të investojnë në një kriptomonedhë çmimi i së cilës është rritur ditë e fundit. Ajo çfarë e kaluara na ka treguar është se kërcimi i tillë i vlerës së një kriptomonedhe nuk zgjat. Vlera e tyre është tejet e luhatshme, është kjo natyra e një industrie të tërë.

Marrim shembull Dogecoin. Në Tetor të 2021 vlera e saj u rrit në mënyrë të shpejtë nga 0.234 dollarë në 0.308 dollarë. Shumë e panë si një sinjal i mirë për Dogecoin, por euforia që shkaktoi nuk zgjati. Vetëm pak ditë më parë vlera e kriptomonedhës u kthye aty ku kishte qenë. Zakonisht vlera e Dogecoin ka parë luhatje të tilla për shkak të emrave të mëdhenj që e promovonin siç është Elon Musk. Por luhatje të tillë vinë dhe largohen në 1 apo 2 javë. Është e rëndësishme të mendoni dy herë përpara se të investoni në luhatje të tilla.

2. Investimi përpara hulumtimit

Kur një industri po kalon nëpër një boom, është e zakonshme që grupe kriminale në internet të përpiqen të përfitojnë nga investitorë, dhe industria e kriptomonedhave nuk përbën përjashtim. Një mashtrim shumë i përhapur aktualisht është krijimi i kriptomonedhave njohur edhe si “sh*t coin.” E gjitha fillon me lançimin e një kriptomonedhe, promovimin e saj nganjëherë edhe me ndihmën e njerëzve të famshëm apo influencerëve të medias sociale, dhe më pas braktisjen e saj sapo mjaftueshëm para të jenë investuar në të. 

Një shembull ishte Squid Coin, lançuar pak pas debutimit të shfaqjes më popullore në historinë e Netflix, Squid Game. Kjo kriptomonedha tërhoqi 3.4 milionë dollarë investime përpara se zhvilluesit e saj ta mbyllnin dhe të merrnin me vete çdo qindarkë të investuar në të. Për fat të keq është e zakonshme të shohim investitorë pa eksperiencë që bien pre e mashtrimeve të tilla dhe janë miliona individë që janë bërë viktimë.

Për të shmangur investime të tilla me rrezik të lartë, është praktikë e mirë të bëni kërkime për të kuptuar se me kë dhe çfarë keni të bëni.

3. Investimi në vetëm një kriptomonedhë

Nuk ka asgjë të gabuar me investimin në një kriptomondhë. Të gjithë duhet të fillojnë diku. Megjithatë njerëzit zakonisht bëjnë gabimin duke investuar vetëm në një kriptomonedhë. Pavarësisht sesa premtuese ajo mund të duket, vendosja e të gjitha vezëve në një shportë, ka rrezik të lartë, sidomos në botën e kriptomonedhave ku paqëndrueshmëria e vlerës është karakteristikë.

Prandaj nuk është një ide e mirë të investoni sasi të mëdha parash në një kriptomonedhë të vetme, sidomos nëse jeni i ri në industri. Përpiquni të familjarizoheni me kriptomonedha të ndryshme.

4. Ndjekja euforisë së madhe rreth një kriptomonedhe

Keni vënë re hera herës që kriptomonedha specifike marrin shumë vëmendje? Mbase një njeri i famshëm i promovon ato, ose janë të lidhura me emra të mëdhenj siç ishte rasti i kriptomonedhës Squid Coin. Nganjëherë ka një shpërthim të madh interesi dhe publiciteti për një kriptomonedhë, por kjo nuk do të thotë se është një mundësi e mirë investimi. Njerëzit kanë humbur shumë sepse kanë investuar në një kriptomonedhë të fryrë publikisht dhe se gjërat dukej se po shkonin mirë.

5. Të blesh një kriptomonedhë vetëm pse ka çmim të ulët

Është një gabim shqetësues sepse jo të gjithë mund të përballojnë investimin në kriptomonedha me vlerë të lartë. Edhe pse është plotësisht e arsyeshme një vendimi i tillë, shpeshherë është më mirë të investoni duke blerë një fraksion të monedhës e cila ka një të ardhme të qartë. Zakonisht njerëzit bëjnë gabimin të blerë kriptomonedha me vlerë të ulët, me shpresën se do ti rritet një ditë, por rreziku i investimi në një kriptomonedhë të panjohur është i lartë. Andaj tregohuni të kujdesshëm në kriptomonedhat që zgjidhni të investoni.

Bota e kriptomonedha është e paparashikueshme

Nuk ekziston një mënyrë për të kuptuar se çfarë drejtimi një kriptomonedhë do të marrë, prandaj është shumë e rëndësishme të hulumtoni dhe mbështeteni në burime të besueshme informacioni përpara se të investoni. Kështu sigurohuni që këto gabime ti shmangni përpara se të vendosni ku do të shkojnë paratë tuaja. /Shqip.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marina kolumbiane kap nëndetësen e trafikantëve me 4 ton kokainë

Story i radhës

“Ju vejmë X’ nëse…” Rrushja dhe Laureta i japin ultimatum djemve…

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë