5 arsyet pse inteligjenca ruse dështoi para luftës në Ukrainë: Moska kishte gati dy qeveri të komanduara

August 20, 2022
min lexim

The Washington Post ka publikuar një analizë të strukturuar me pesë pika, në lidhje me ngjarjet në luftën mes Kievit e Moskës, bazuar në disa materiale që përfshijnë përgjimin e disa bisedave mes operatorëve të inteligjencës ruse, si dhe intervista të thelluara me zyrtarë të lartë ukrainas, amerikanë dhe evropianë.

1.Një pjesë e shërbimeve të inteligjencës ruse kishin dezinformuar Kremlinin, duke siguruar zyrtarët në Moskë se qeveria e Ukrainës do të binte shpejt dhe më pas operativët rusë në terren do të vendosnin menjëherë një qeveri “kukull”.

Dega e FSB-së, e njohur si Departamenti i Informacionit Operacional, ka kryer prej vitesh operacione klandestine për të depërtuar në institucionet e Ukrainës, për të paguar politikanët pro-rusë dhe për të parandaluar largimin e vendit nga “orbita” e Moskës. Pavarësisht fokusimit të saj intensiv në Ukrainë, zyrtarët e inteligjencës perëndimore deklarojnë se FSB ose nuk arriti të kuptonte se sa ashpër do të rezistonte Ukraina, ose e kuptoi, por nuk mundi t’i transmetonte një informacion të tillë të papërshtatshëm Putinit.

2. Oficerët e FSB-së ishin aq të sigurt se do të kapnin levat e pushtetit në Kiev, saqë i kaluan ditët e fundit para luftës duke menduar për vendet ku do jetonin në kryeqytet.

Komunikimet e përgjuara nga shërbimet ukrainase të sigurisë tregojnë se si oficerët e FSB-së iu kërkojnë kolegëve detaje rreth apartamenteve dhe vendndodhjeve të tjera që mund t’i përdorin si shtëpi të sigurta, rezidenca ose baza operimi. Ndërkohë që disa ditë përpara se forcat ruse të kalonin në Ukrainë,  informatorëve të FSB-së iu tha të lironin kryeqytetin, por të linin pas çelësat e rezidencave të tyre për operativët rusë që do të vinin.

3. Sipas zyrtarëve të sigurisë ukrainase dhe perëndimore, departamenti i FSB-së për Ukrainën iu nënshtrua një zgjerimi të madh në periudhën para pushtimit.

Numri i oficerëve në këtë departament u rrit nga rreth 30 oficerë që ishin në vitin 2019 në 160 në prag të pushtimit të Ukrainës.

4. FSB punoi ngushtë me bashkëpunëtorët dhe krijoi dy alternativa për qeverinë që do të implementonte në Ukrainë pas pushtimit të shpejtë të vendit.

Aleatët kryesorë të FSB-së përfshinin ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, i cili u arratis në Rusi në vitin 2014, dhe Viktor Medvedchuk, një oligark që u bë bashkë-udhëheqës i partisë kryesore pro-ruse të Ukrainës pasi kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Putinin. Yanukovych ishte në qendër të një grupi që u mblodh në Bjellorusi në fillim të marsit, ndoshta i pozicionuar për të hyrë dhe për të rimarrë pushtetin. Ndërsa një grup i dytë që përfshin ish anëtarë të partisë së Yanukovych u mblodh në territorin në Ukrainën jugore që u kap në fillim të luftës nga forcat ruse.

5. Pavarësisht dështimeve të përsëritura, drejtuesit e FSB-së mbeten në pozicionet e tyre dhe agjencia është rigrupuar, duke vënë oficerët në rotacione tre-mujore në rajonet e pushtuara nga forcat ruse.

Zyrtarët amerikanë dhe të tjerë thanë se nuk kanë parë asnjë provë që Putini ka pushuar kryetarë të agjencive të spiunazhit të Rusisë ose ka mbajtur zyrtarë të lartë përgjegjës për keq gjykime të situatës. Përkundrazi, drejtori i FSB-së Alexander Bortnikov dhe udhëheqësi i drejtorisë së saj në Ukrainë, Sergej Beseda, mbeten në pozicionet e tyre, duke vëzhguar situatën e luftës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulm në një qendër tregtare, një i vdekur, një në spital

Story i radhës

Jahte miliona euroshe në radhë për tu mbushur me naftë në Sarandë, Hoxha: E blejnë tre herë më lirë se qytetarët shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë