Google Chrome është shfletuesi më popullor në botë megjithatë alternativa të tjera më të mira kur bëhet fjalë për privatësi dhe siguri nuk mungojnë.
Brave, një shfletues free dhe open-source ka shpërthyer në popullaritet në vitet e fundit dhe është padyshim superior kur flasim për privatësinë online.
Nëse dëshironi të qëndroni të sigurte dhe të keni privatësi, pa më të voglin dyshim duhet të braktisni Chrome për Brave dhe në këtë artikull rreshtojmë 5 arsye pse.
- Brave bllokon automatikisht gjurmuesit dhe reklamat
Brave ofron mbrojtje shumë më të lartë privatësie sesa Chrome sepse bllokon gjurmuesit automatikisht, cookie-t dhe reklamat.
Thjeshtë duke klikuar Brave Shields në fushën e adresës do të shikoni Brave që ka bllokuar dhjetëra gjurmues ndërsa ju keni shfletuar në internet. Nëse kërkoni më shumë kontroll mjafton të klikoni Advanced Controls në menunë e Shields dhe aty të aktivizoni bllokimin agresiv të gjurmuesve, reklamave, skripteve dhe cookie-ve.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me privatësinë sepse hakerët shpeshherë shpërndajnë maluerë përmes reklamave.
- Brave ka Tor të integruar
Tor është një protokoll i sigurte dhe enkriptuar i cili fsheh informacionin e përdoruesit duke drejtuar trafikun drejt një serie serverësh të ndryshëm.
Shumica e përdoruesve të rrjetit të zi përdorin këtë protokoll përmes shfletuesit zyrtar Tor Browser por mund ta aksesoni edhe përmes Brave. Për të aksesuar Tor në Brave navigoni në menunë Brave dhe zgjidhni opsionin New Private Windows with Tor. Një formë tjetër alternative është duke përdorur komandën Alt+Shift+N.
- Brave mbron kundër gjurmës dixhitale
Gjurma dixhitale është një term i përdorur për të përshkruar teknika të ndryshme që uebsajtet përdorin për të identifikuar dhe gjurmuar përdoruesit.
Njerëzit zakonisht ngatërrojnë cookie-t e uebsajteve me gjurmën dixhitale dhe besojnë se duke bllokuar cookie-t do të mbrohen prej saj. Në të vërtetë cookie-t dhe gjurma dixhitale janë të gjëra të ndryshme.
Gjurma dixhitale krijohet duke grumbulluar të dhënat e përdoruesve përmes skripteve. Këto skripte funksionojnë në sfond dhe grumbullojnë informacion rreth pajisjes, shfletuesit dhe sistemit operativ.
Brave automatikisht bllokon krijimin e gjurmës dixhitale përmes bllokimit agresiv në Shields.
- Brave nuk është Big Tech
Në 2020-ën The New York Times raportoi se Departamenti i Shtetit kishte përshkruar Google si një gjigant teknologjie me një monopol mbi kërkimin online dhe reklamimin.
Entuziastët e teknologjisë dhe avokatët e privatësisë e kanë thënë këtë gjë prej vitesh duke drejtuar gishtin ndaj Google kur flitet për praktikat e grumbullimit të të dhënave.
Vetëm ideja se Chrome është një produkt i Google duhet tu japë përdoruesve të shqetësuar rreth privatësisë një arsye për të konsideruar përdorimin e tij.
Brave është e kundërta e Chrome. Është shfletues open-source që përqendrohet tek mbrojtja e privatësisë së përdoruesit duke mos grumbulluar asnjë të dhënë dhe fiton para përmes reklamimit.
Vetëm përdoruesit që pranojnë të shohin reklama do tu shfaqen e madje mund të fitojnë para përmes Basic Attention Token(BAT).
- Brave automatikisht kalon lidhjet në HTTPS dhe anashkalon AMP
Ndryshe nga Chrome, Brave automatikisht përditëson lidhjet në faqet e intetit në HTTPS. Protokolli HTTP është një rrezik madhor sigurie duke qenë se kërkesat i dërgonte në teskt të lexueshëm dhe kushdo mund të ndërhyjë dhe ti shohë.
HTTPS është shumë më i sigurisë sepse përdor enkriptim duke e bërë virtualisht të pamundur që hakerët apo kushdo të lexojë kërkesat.
AMP (Accelerated Mobile Pages) janë kopje uebfaqesh të ruajtura nga Google dhe që ofrohen përmes serverëve të kompanisë. Google thotë se projekti AMP përmirëson performancën e uebsajteve por ka më shumë sesa kaq.
AMP-të jo vetëm që janë të rrezikshme për privatësinë por edhe të dëmshme për sigurinë sepse Google grumbullon sasi të dhënash. Që prej Prillit 2022 Brave automatikisht bllokon versionet AMP të uebfaqeve në internet. /PCWorld Albanian