Ambasadorët e rinj të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit sot duhet t’i prezentojnë platformat para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, që dje pasdite caktoi seancë për këtë pikë.
Para anëtarëve të Komisionit është paraparë tezat e veta për aktivitete diplomatike t’i prezentojnë ambasadori i autorizuar dhe i jashtëzakonshëm i Maqedonisë së Veriut në SHBA, Zoran Popov, ambasadori i ri në Kanada, Agron Buxhaku, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, Driton Kuqi, si edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i vendit në Mbretërinë e Belgjikës, Metodia Belevski.
Ambasadori në SHBA Popov tezat do t’i mbrojë pas dyerve të mbyllura pasi materialet për këtë pikë janë me shenjë kofidencialitet i rreptë dhe do të jenë të pranishëm vetëm deputetët me certifikatat e sigurisë.
MPJ të premten informoi se në kuadër të përmbylljes së procedurës së udhëzimit të disa ambasadorëve të rinj të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, në Kuvend janë dërguar gjithsej pesë kërkesa për caktimin e seancës së Komisionit për punë të jashtme për prezentimin e shqyrtimeve të ambasadorëve për marrëdhëniet me shtetet në pritje.
Konkretisht, kërkesat janë dërguar me këtë dinamikë: Agron Buxhaku në Kanada, me seli në Otavë (22.03.2022), Evgenia Ilieva, Republika e Sllovakisë, me seli në Bratisllavë (07.04.2022), Metodija Belevski, Mbretëria e Belgjikës., me seli në Bruksel (01.07.2022), Driton Kuçi, Mbretëria e Norvegjisë, me seli në Oslo (01.07.2022), Zoran Popov, SHBA, me seli në Uashington (21.07.2022), kumtoi MPJ te premten.