Një person humbi jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 1407 testime kanë rezultuar pozitiv 495 qytetare. Ndërkohë janë shëruar 437 pacientë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftimin e ministrise.
SITUATA NE 24 ORE
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki:
113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.
Janë 3,781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 62 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 437
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1407
Testime totale 1,950,326
Raste pozitive 324,590
Raste të shëruara 317,233
Raste Aktive 3,781
Humbje jete 3,576
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,565
Fier 481
Durrës 323
Vlorë 299
Korçë 225
Elbasan 190
Shkodër 179
Gjirokastër 170
Berat 137
Lezhë 136
Dibër 59
Kukës 17