“48 orët që ndryshuan politikën”/ Zheji: Si u transformua reputacioni i Kurtit me sulmin në Kosovë

Paneli i Top Story mbrëmjen e sotme ka mbështetur tezën se ngjarja në veri të Kosovës, është paralajmërim i një tjetër sulmi, pasi Vuçiç nuk mund të pranojë një humbje të tillë. 

Eksperti i Kriminalisikës Ervin Karamuço u shpreh se në veri të Kosovës janë katër kampe ku trajnohen serbët për sulm. Sipas tij instruktorët e tyre janë rusë.

“Ata kanë katër kampe në veri të Kosovës për trajnimin e atyre që na erdhën në Kosovë. Instruktorët e tyre janë rusë. Është rekrutim i selektuar.”– tha Karamuço.

“Më duhet të them se nuk pata asnjë lloj befasie pas atij episodi të tmerrshëm as kur e dëgjova lajmin. Ajo që mendova kur pashë skenën e kur mora lajmin e kobshëm ishte se në 23 vjetorin e Banjskës u dha vula e qëllimit kryesor të Vuçicit që është aneksimi i veriut të Kosovës. Ky nuk është fundi i rrezikshmërisë, kërcënimi është aty.”– tha Alba Alshani

Nga ana tjetër Artur Zheji tha se ky sulm ndryshoi totalisht reputacionin e Albin Kurtit në arenën ndërkombëtare por edhe në Kosovë si dhe vuri në pah anësinë e Ramës, i cili mbështeti hapur Kurtin, duke e bërë të qartë mendimin e tij në lidhje me ngjarjen.

“Mund të ketë hakmarrje , nuk ndahen lehtë me këtë humbje shumë të turpshme serbët. Në këtë moment është një plagosje nuk mund të themi që i kemi hequr qafe. Kemi 48 orë që e analizojmë, kemi raport të zhdrejtë. Mund ta shohim më mirë pikturën e asaj që ndodhi, nuk ishte episod i befasishëm. Kemi dy pista ishin në vëzhgim gjatë gjithë kohës, e kanë mbajtur në nivelin e parë të sigurisë, kanë pasur dekonspirim nga brenda kampit serb. Është informacion i vjetër për amerikanët. Fakti që ata ikën si delet do të thotë që u rrethuan nga një grupim shumë i madh i vendosur në pika kyçe me snajpera. Ata kanë qenë në gatishmëri për të marrë urdhrin për zjarr. Droni nuk ishte i rastësishëm aty, u shfaq shumë shpjet pasi humbi jetën heroi. U ndesh me një gjë të tmerrshme. Kanë ndodhur dy gjëra të rëndësishme e para pozitat e Kurtit në Kosovë janë forcuar shumë, pozitat e Kurtit në DASH dhe në Bruksel janë rikuotuar dhe e treta kemi një pozicionim politik të Ramës në krah të Kurtit pra të Kosovës në të dyja deklaratat, nuk e ka bërë kurrë këtë. Pritja e Ramës në Romë ishte politikisht e nënvizuar, Rama e thotë vazhdimisht që Italia është krahu ynë i djathtë.”– tha Zheji.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”

Story i radhës

​Dita Botërore kundër Tërbimit

Të fundit nga