46 vjeçarja që u plagos me thikë nga bashkëshorti në gjendje kritike, 52 vjeçari tentoi të arratisej pas krimit

1 minut lexim

Gazetari Ervin Leka ka ndarë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në orët e para të së enjtes në Tiranë, ku 52 vjeçari Jakup Shahu goditi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij.

Sipas gazetarit, Shahu ka tentuar që të marrë valixhen për t’u arratisur pasi ka kryer krimin por kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë njoftuar policinë.

“Bashkëshortja që mbeti e plagosur është në gjendje kritike për jetën pasi ka humbje të mëdha të sasive të gjakut. Ka pasur disa plagë në pjesën e qafës, të barkut dhe gjoksit.

Sa i përket dinamikës, gjithçka ka ndodhur rreth orës 02:15 në pallatin ku ndodhet apartamenti i çiftit. Shkaku ka qenë për motive xhelozie sipas deklaratave paraprake që i janë marrë 52 vjecarit. Sa po ka kryer plagosjen, Shahu ka tentuar të largohet duke marrë valixhen me rroba por kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar debatet dhe të bërtiturat e bashkëshortes dhe kanë njoftuar policinë.”, raportoi gazetari. 

Story i mëparshëm

Milloshoski: Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor, me shumë gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM

Story i radhës

СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ НА ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА Е ВО ЗОНА НА ПАЃАЊЕ

Të fundit nga