Një 41-vjeçare nga Devolli ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Mësohet se mjekët e këtij spitali kanë vënë re se ka pasur shenja helmimi. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet.
Të marrë në pyetje, familjarët kanë deklaruar se 41-vjeçarja ka konsumuar kërpudha pylli dhe në orën 23:00 është ndjerë keq.
Fillimisht, ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit dhe më pas në Korçë, ku po vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.