​41 të vdekur e 11 të plagosur nga shpërthimi në një minierë në Turqi

min lexim

Katërdhjetë e një persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në një minierë thëngjilli në Turqinë veriore, njoftuan autoritetet vendore.

Të dhënat e reja vijnë pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, për më shumë se 20 orë pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi të premten.

Më herët ministri i Brendshëm tha se 58 persona ishin duke punuar në minierë në momentin kur ndodhi shpërthimi në një thellësi prej më shumë se 300 metrash.

Suleyman Soylu tha se 10 persona mbeten në spital, ndërsa ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, duke gërmuar gurët për të arritur deri te personat e mbijetuar.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka vizituar lokacionin në provincën Bartin, së bashku me ministrat e tjerë dhe ka konfirmuar se personi i fundit i zhdukur është gjetur i vdekur.

Autoritetet thanë se prokurorët turq kanë nisur një hetim për të gjetur shkaqet e shpërthimit.

Miniera ku ka ndodhur shpërthimi i takon kompanisë shtetërore Hard Coal Enterprises.

Turqia ka përjetuar një katastrofë të ngjashme në minierat e thëngjillit në vitin 2014 kur 301 persona vdiqën pas një shpërthimi në qytetin perëndimor të Soma, transmeton BBC.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në majën Vërtop – Isa Aga – Korff 

Story i radhës

Tjetër paraqitje fantastike nga Luiza Gega

Të fundit nga