41 të dyshuar për krime lufte në Ukrainë pritet të dalin para gjyqit

May 13, 2022
1 minut lexim

Oficerët e zbatimit të ligjit në Ukrainë po hetojnë 41 ushtarakë rusë të dyshuar se kanë kryer krime lufte në vend, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, përcjell “Bota sot”.

Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha se të dyshuarit do të hetohen për një sërë krimesh – nga bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve, përdhunimet dhe plaçkitjet.

Të dyshuarit do të përgjigjen përpara një gjykate ukrainase, shtoi ajo.

Sot, një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur doli në gjykatë në Kiev.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u soll në gjykatë për një seancë paraprake. Ai përballet me burgim të përjetshëm për akuzat për krime lufte dhe vrasje me paramendim.

Gjatë një fjalimi televiziv të premten në mbrëmje, Venediktova tha se seancat dëgjimore paraprake për dy të dyshuar të tjerë do të kryhen javën e ardhshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rizvanolli: Marrëveshja me MCC-në, do të ndihmojë për pavarësinë energjitike të Kosovës

Story i radhës

Ponikva, sfida e parë ndërkombëtare për këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë