Pasi njoftoi për librin e tij të rij, të titulluar “41 sekretet”, Ben Blushi ka publikuar emrat e personazheve që e kanë ndihmuar për të realizuar veprën e tij.
Në një postim në Facebook, Blushi ka listuar personazhe duke nisur nga aktori Robert Ndrenika, shkrimtari Ismail Kadare, artisti Helidon Haliti si dhe shumë figura të tjera të cilët vijnë me nga një sekret.
JA 41 NJERËZIT QË MË KANË BESUAR 41 SEKRETET
ROBERT NDRENIKA, ME KAPELËN TIME
FOTOGRAFIA E ZELENSKY-T
EDMOND TUPJA: JAM ÇIFUT, MË FAL, HEBRE
IBRAHIMI, BERBERI IM TURK
KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËR
PETRIKA BLUSHI, XHAXHAI IM
MONIKA LUBONJA, NJË JETË ME TIGRAT
MEHDIU, BELGU MYSLIMAN
NIKITA, BALERINI UKRAINAS 175 KILE
GRATË E KRISHTIT
FLORENCI, TREGTI ME LIBRAT E MI
GJIROKASTRITI MUNTAZ DHRAMI
ANDI BUSHATI, UNË DHE TELEFONI I ENVER HOXHËS
FOTOGRAFIA E ALBANI DOMIT
NEDIN VLORA, NIPI I ISMAIL QEMALIT
ME GJYSHEN TIME, MYNEVER SHUTERIQI
FREDERIK NDOCI, DONALD TRUMP DHE ILUMINATI
EDVIN SCHËARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT
19.DRITARET E BOJKEN LAKOS
20.VIKTOR ZHUSTI, ALI PASHË TEPELENA DHE BILL GATES
21.ISMAIL KADARE, PASDITE
FARIDAH, BASKETBOLLISTJA AFGANE
ROBERT RADOJA, GJERMANI I FUNDIT DHE LABËRIA
JULIEN ROCHE, NJERIU QË BLEU STALININ
BABA SALIU, DERVISHI QË QESH
ROZETA, VAJZA E VANGJUSH MIOS
HELIDON HALITI, PIKTORI PA THONJ
NË STUDION E ZEF SHOSHIT, ME ZOGUN, ENVERIN DHE MAO CE DUNIN
NIKOLLË LESI, UNË DHE GAZETA “INDIPENDENT”
SONATA E SONADËS
AMERIKANI QË KËRKON TË VDESË NË SHKODËR
FOTOGRAFIA E MARENGLENIT
SEKRETI I AT NIKOLLA MARKUT
EDUARD DURALLIU, NIPI I FAIK KONICËS
MARIA, VAJZA E LASGUSH PORADECIT
DREN ABAZI DHE ERDOGANI
VJOLLANDI, GJYKATËSJA E DARDHËS
PRINCI I LIBOFSHËS DHE FOTOGRAFI I MELANIA TRUMP-IT
BISEDË PËR FOTOGRAFINË ME BURIM MYFTIUN
DAVIDI, VAJZA QË U BË DJALË
SI TË BËHESH MYSLIMAN NË KAVAJË
Më herët, Ben Blushi ka bërë të ditur se do e prezantojë veprën e tij gjatë panairit të librit në Tiranë.
“Jam i sigurt që askush nuk do më pyesë pse 41 sekrete dhe jo 44 apo 51, por meqë nuk po më pyesin po e them vetë. Më pëlqen numri 41 për shkak të ngjashmërisë anatomike që ka numri 4 me numrin 1. Janë si dy shkopa me sqep dhe qëndrojnë bashkë në mënyrë simetrike”, shkruan ndër të tjera Blushi.