Gisele Bundchen është modelja më e paguar në histori, brazilianja ka fituar miliona dollarë për modelimin e veshjeve të Victoria Secrets, por nuk është e vetmja që ka fituar para në botën e modelingut.
Marka e veshjeve ka pasur femra të famshme të promovojnë veshjet e saj prestigjioze. Modelet e saj quhen Angels dhe më e pasura është Gisele Bundchen.
Gjatë gjithë viteve që punoi për Victoria Secrets, brazilianja arriti të fitonte rreth 400 milionë dollarë, por cilat janë modelet e tjera që e ndjekin Bundchen.
Tyra Banks: 110 milionë dollarë. Tyra Banks ishte modelja e parë me ngjyrë e Victoria’s Secret. Ikona qëndroi në pasarelë për 10 vjet përpara se të largohej në 2005.
Adriana Lima: 95 milionë dollarë. Ajo që la një shenjë të madhe në njohjen dhe pranimin e saj ka qenë puna e saj me Victoria’s Secret dhe statusi i saj i engjëllit së bashku me Heidi Klum dhe Gisele, Lima eci për herë të parë në pasarelë për Victoria’s Secret në vitin 2000 dhe hapi shfaqjen në 2003.
Naomi Campbell: 80 milionë dollarë. Supermodelja origjinale Naomi Campbell herë pas here sfilonte për Victoria’s Secret, por marka nuk mund të përballonte ta bënte atë një modele me kohë të plotë.
Alessandra Ambrosio: 80 milionë dollarë. Njohja e saj më e madhe ka ardhur si modele për markën prestigjioze të të brendshmeve Victoria’s Secret. Alessandra filloi modelimin për markën në vitin 2000 dhe mungoi vetëm në 2004.
Në vitin 2012 ajo u zgjodh për të veshur “Floral Fantasy Bra”, sytjena me vlerë dy milionë e gjysmë dollarë dhe e përbërë nga safirë, rubin dhe diamante, të cilën marka e hedh në treg çdo vit.
Miranda Kerr: 60 milionë dollarë. Ajo njihet më së shumti si një ish-engjëll i Victoria’s Secret. Ajo është një nga modelet më të paguara në botë. Ajo ka krijuar markën e saj të produkteve organike të kujdesit të lëkurës, KORA Organics, dhe ka shkruar një libër vetë-ndihme.
Kendall Jenner: 45 milionë dollarë. Ajo është shfaqur si engjëll në shumë raste dhe ishte modelja më e paguar në botë në 2017 dhe 2018, sipas Forbes.