40 vjeçari në Këln kafshon veshin e polices, i rezistonte arrestimit

May 13, 2025
1 minut lexim

Për të shmangur një kontroll nga policia, një burrë 40-vjeçar në Këln, thuhet se ka bërë rezistencë aq të fortë, saqë i ka kafshuar pjesërisht veshin e djathtë një policeje 26-vjeçare.

Edhe pse ajo u dërgua menjëherë në klinikën universitare në Këln dhe iu nënshtrua një operacioni, pjesa e kafshuar e veshit nuk mundi të rikthehej më, raportojnë mediat gjermane.

40-vjeçari po qëndron para gjykatës dhe që nga e hëna, ai është duke u gjykuar për lëndim të rëndë trupor, së bashku me sulm dhe kundërshtim ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Nissan do të mbyll shtatë fabrika, me mijëra punëtorë mbesin pa punë

Story i radhës

Pensionohet drejtoresha e Zyrës së Punësimit në Shtime Selvishahe Bajrami

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë