40 përqind e punonjësve të larguar nga Microsoft ishin programues

May 16, 2025
1 minut lexim

Programuesit ishin at që u goditën më së shumti nga shkurtimet e fundit të Microsoft ndërsa inteligjenca artificiale shkruan 30 përqind të kodit.

Microsoft largoi nga puna 2,000 individë në shtetin e Uashingtonit shkruante Bloomberg. Mbi 40 përqind e atyre që u larguan ishin pjesë e ekipeve të inxhinierisë së softuerit.

Shumë pak pozicione në departamentet e shitjeve dhe marketingut u prekën. Megjithatë duhet theksuar se programuesit janë pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të Microsoft.

Shkurtimet janë pjesë e largimeve të 6,000 punonjësve parashkuar nga Microsoft në javët në vijim. Këto shkarkime vinë ndërsa CEO Satya Nadella tha muajin e kaluar se 30 përqind e kodit të kompanisë shkruhet nga inteligjenca artificiale.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Osmani nuk do të takohet me Vuçiqin

Story i radhës

Edhe Rudigeri e di se kush është talenti më i madh

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë