40 milionë euro, zbulohet kërkesa e çmendur e Rabiot!
Mesfushori francez, një nga yjet që ka mbetur pa ekip këtë verë, ka përfunduar në shënjestrën e Galatasaray, që synon të marrë një tjetër emër të madh pas Victor Osimhen.
Sipas portalit turk Fanatik, janë zhvilluar kontakte me mamanë Veronique, e cila kujdeset për interesat e ish-lojtarit të Juventus-it dhe që duket se ka kërkuar një shifër të lartë: 40 milionë euro për tre sezone.
Oferta është konsideruar e ekzagjeruar nga klubi i Stambollit, që gjithsesi ka bërë një ofertë të rëndësishme: 28 milionë euro deri në 2027-ën, pak më shumë se 9 milionë euro në sezon (tek Juventus merrte 7.5).
Burimi: botasot.info