​40 mijë turistë spanjollë e vizituan Shqipërinë

October 27, 2022
1 minut lexim

Gjatë periudhës janar-shtator 2022 rreth 40000 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë, tri herë më shumë se viti i kaluar.

Kështu deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë takimit në Tiranë me Raul Gonzalez, CEO-n e “Barcelo Hotel Group”, një prej markave më të njohura ndërkombëtare në fushën e hotelerisë.

Gjithashtu në këtë takim i pranishëm ishte dhe ambasadori spanjoll në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba, ku u diskutua mbi interesin gjithmonë e më të madh të spanjollëve për të investuar dhe zgjeruar tregun e tyre në Shqipëri.

Aktualisht kjo kompani hoteliere operon në 3 kontinente, në 23 shtete, me më shumë se 160 hotele.

Kumbaro tha në postimin e saj në rrjete sociale, se “Barcelo” do të ishte një investitor potencial i rëndësishëm në tregun vendas që përkthehet edhe në promovim më të mirë për Shqipërinë, njofton ATSH.

Duke iu referuar statistikave të numrit të vizitorëve spanjollë në vendin tonë, të cilët ishin 40 mijë, Kumbaro theksoi se kjo konfirmon përhapjen e fjalës së mirë në Spanjë, duke zgjuar kërshërinë e të tjerë turistëve në një treg thuajse të ri për ne.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini do të forcojë bashkëpunimin me Iranin

Story i radhës

Thaqi: Përtej rezultateve, kemi fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë