4-vjeçarja ndërron jetë pasi gjyshja e detyron të pijë uiski

April 25, 2022
1 minut lexim

Një vajzë 4-vjeçare në Baton Rouge, Luiziana, ka ndërruar jetë pasi gjyshja e detyroi të pinte uiski, thotë policia.

Përmbajtja e alkoolit në gjak tek vajza ishte 0,680%, një “dozë vdekjeprurëse”, sipas urdhër-arrestit. Një nivel prej 0,25% mund të shkaktojë helmim nga alkooli dhe çdo gjë më e lartë se 0,40% mund të çojë në koma ose vdekje, sipas një grafiku të Universitetit të Notre Dame.

Roxanne Record, 53 vjeç, dhe nëna e vajzës, Kadjah Record, 28, u burgosën për vrasje të shkallës së parë, sipas të dhënave të të burgosurve.

Sipas burimeve ato u zemëruan me vajzën sepse ajo kishte pirë nga një shishe Canadian Mist që ishte në një banak, thuhej në urdhër.

Më pas, gjyshja e detyroi vajzën “të konsumonte pjesën e mbetur të shishes, e cila ndoshta ishte e mbushur mbi gjysmën”, thuhej në urdhër.

Nëna ka qenë e pranishme dhe nuk ka tentuar të ndërhyjë, sipas policisë.

Kadjah Record nuk kërkoi ndihmë mjekësore për vajzën e saj derisa ajo pushoi së marrë frymë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cilët njerëz nuk mund të kenë sukses në jetë?

Story i radhës

Diplomatja amerikane sot viziton Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë