4 shenja për të kuptuar se ai nuk ka ndërmend të rrijë me një grua gjithë jetën

min lexim

Don zhuanët zakonisht kanë dukje të shkëlqyeshme dhe sjellje fine, ndërkaq kur i njohin, vajzat më së shpeshti dëshirojnë që t’i “qetësojnë” dhe t’i kthejnë në partnerin e tyre për gjithë jetën. Mirëpo, nëse vëreni këto katër shenja, me shumë mundësi keni të bëni me një don zhuan, i cili vështirë se mund të përqendrohet vetëm në një grua të vetme.

Të gjithë flasin për të

Nëse dëgjoni nga njerëz të ndryshëm që partneri juaj i ri shpesh ndërron vajzat, mendoni mbase kjo është e vërtetë.

Është tepër romantik

Këta djem/burra janë mësuar që kujdesin e partnereve ta përfitojnë me dhurata dhe me gjeste romantike, mirëpo e gjithë kjo zgjat shumë pak.

Kavalier mendjelehtë

Meshkujt të cilët shpejt hyjnë në marrëdhënie dashurie, me siguri nuk e duan lidhjen afatgjatë.

Është “i përsosur”

Don zhuanët aktrojnë shkëlqyeshëm. Kanë pasur lidhje me aq shumë vajza saqë saktësisht dinë se çfarë u pëlqen, çfarë duhet të thonë në raste të caktuara dhe si duhet të sillen në të gjitha situatat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këta janë 10 futbollistët me më shumë ndjekës

Story i radhës

Rrezikonin mbytjen, shpëtohen dy turistë në Shëngjin, transportohen me urgjencë në spital

Të fundit nga