4 mijë euro gjobë ndaj dy të akuzuarve pasi pranuan se nuk respektuan urdhrin e policëve dhe i penguan ata gjatë detyrës

April 6, 2022
min lexim

Kastriot dhe Besart Kastrati, janë dënuar me nga 2 mijë euro gjobë secili veç e veç, pasi pranuan se në shkurt të 2021-ës, në fshatin Novosellë të Kamenicës, me marrëveshje paraprake dhe me dhunë i kanë penguar zyrtarët policorë, Nexhip Ahmetaj dhe Dobrivoje Mosiq, të cilët ishin si patrullues kufitar.

Gjithashtu, ata akuzoheshin se me veturat e tyre nuk i respektuan urdhrat e zyrtarëve policorë për ndalje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të mërkurën, gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, Sadri Krasniqi.

Fillimisht, të akuzuarit Kastrati janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e tyre iu është zëvendësuar në dënim me gjobë.

Ndryshe, në fillim të kësaj seance, të akuzuarit Kastrati e kanë pranuar fajësinë, duke iy kërkuar falje zyrtarëve policorë për veprimet e tyre.

“Ikjen e kam bo prej tutës e jo për një qëllim tjetër. I kërkoj falje axhit polic, gjykatës”, ka thënë i akuzuari Kastriot.

Po ashtu, i akuzuari Besart Kastrati ka thënë se: “prej frikës kam vepru ashtu, i kërkoj falje gjykatës, policëve dhe nuk do të përsëris më vepra të tilla penale”.

Ndërkaq, prokurorja Kujtesa Fazliu në fjalën e saj përfundimtare ka kërkuar nga gjykata që t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarve.

Mbrojtësi i të akuzuarit Kastriot Kastrati, avokati Blerim Bajrami, ka këkruar nga gjykata që të mbrojturit të tij dënimi eventual me burgim t’i zëvendësohet në dënim me gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 8 mars 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Kastriot dhe Besart Kastratit, me arsyetimin se ata në shkurt të 2021-ës, në fshatin Novosellë të Kamenicës, me marrëveshje paraprake dhe me dhunë i kanë penguar zyrtarët policor, Nexhip Ahmetaj dhe Dobrivoje Mosiq, të cilët ishin si patrullues kufitar.

Sipas prokurorisë, kur dy zyrtarët policorë- të dëmtuarit kanë dhënë shenjë që të ndalet automjeti “Pikap” të cilin e drejtonte i akuzuarit Besart Kastrati, i cili lëvizte nga drejtimi i fshatit Karaçevë në drejtim të fshatit Rogaçicë, i njëjti nuk ndalet, kurse nga drejtimi i kundërt vjen vetura tjetër “Touran” të cilën e drejtonte i akuzuari Kastriot Kastrati, i cili e bllokon veturën policore që mos të munden ta ndalin Besartin, i cili paraprakisht nuk iu ishte bindur urdhëresës së policisë.

Në aktakuzë thuhet se tutje dy policët pastaj e përcjellin të akuzuarin Besart dhe e ndalojnë në fshatin Rogaçicë dhe pas tyre më shpejtësi të madhe vjen sërish i akuzuari Kastriot, i cili veturën “Touran” e lë në mes të rrugës të ndezur, dhë në atë moment pa lejen e zyrtarëve policorë, Besarti del nga vetura “Pikap” dhe në të njëjtën hyn Kastrioti, i cili refuzon që dokumentacionin përkatës t’ua japë dy policëve, dhe me veturën “Pikap” është nisur në drejtim të fshatit Karaçevë.

Pas kësaj, prokuroria pretendon se policia janë nisur pas tij (Kastriotit), por nuk arrijnë ta ndalin, pasi i akuzuari Kastriot me veturë ka shkuar gjerë te rruga “BY PASS” në dajle të fshatit Novosellë, dhe pas kësaj policia sërish kthehen në fshatin Rogaçicë ku kishte mbetur vetura “Touran”, por të cilën nuk e gjetën aty sepse atë e kishte marrë i akuzuari Besart, i cili pa lejen e zyrtarëve policorë ishte larguar nga aty.

Me këtë, Kastriot dhe Besart Kastrati akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 401, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në pesë vjet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Yuri Kim nuk i ndahet Kuvendit, sot takon Taulant Ballën

Story i radhës

Mjekët amë nesër në protestë

Të fundit nga

ShkoLartë