4 mendime pozitive që mund t’i kujtosh në momente të vështira

Ndonjëherë, jeta nuk tregohet shumë e dashur me ne njerëzit e gjorë dhe sigurisht, ne mendojmë negativisht dhe natyrshëm, trishtohemi.

Por, për ta tejkaluar një moment të vështirë, duhet një mendësi pak më pozitive, ose të paktën përpjekje për të bërë disa ndryshime të vogla që sjellin një ndryshim të madh.
 
Një ndryshim në rutinë

Për shembull, mund të marrësh një lule dhe të kujdesesh për të, t’i flasësh ëmbël, ta ujisësh dhe të mendosh që falë përkujdesjes tënde, ajo do të lulëzojë. Kështu, kjo bëhet pjesë e rutinës tënde dhe pak nga pak, do të ndihesh shumë më mirë dhe do të kesh një mikeshë të re, si Mathilda.

Të kuptosh se parashikimet shpesh janë të gabuara

Kur ti trishtohesh dhe nis të mendosh për shumë gjëra, fillon edhe të krijosh skenare dhe t’i besosh atë. Në momentin kur mendimet e tua marrin një rrugë pa krye dhe krijojnë situatën më të keqe të mundshme, kujtohu se shumë shpesh, parashikimet janë të gabuara dhe ajo që ti po mendon, në fakt mund të mos ndodhë kurrë.
 
Jo gjithçka e ka një zgjidhje

Nëse diçka nuk mund të zgjidhet dhe thjesht ndodh, atëherë nuk ia vlen të mërzitesh, sepse asgjë nuk ndryshon. Nëse nuk ka zgjidhje, nuk mund të ketë as ndjesi mërzie.

Gjithçka është kalimtare

Çdo situatë, sado negative dhe sfiduese e ka një fund. Imagjinoje jetën si dallgët, situatat kalojnë shpejt dhe ti thjesht vijon të notosh, duke i përjetuar ato.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasuria e pastrueses hajdute: 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të burrit! Vetëm makina u ble me para të vjedhura

Story i radhës

iOS 16.3 sjell një funksion të shkëlqyer sigurie

Të fundit nga