Në dashuri, në punë, me miqtë: shpesh nuk është e nevojshme të ndryshoni çdo gjë, që të bëhet siç doni ju. Duhet vetëm të ndryshoni këndvështrimin tuaj dhe gjithçka do të shndërrohet si në një magji…
1. Mjaft i dhatë rëndësi gjërave të parëndësishme
Dyshime të vogla, frikëra, situata të parëndësishme, pa peshë… Lërini të jenë të tilla dhe mos i gjigandizoni. Menjëherë nuk do të kenë aq rëndësi të madhe për ju. Provojeni!
2. Largojuni negativitetit që ju vjen nga të tjerët
Shpesh njerëzit kanë tendencën t’ju bëjnë të shihni vetëm anën negative të gjërave. Nëse e lejoni veten të ndikoheni, do të ushqeni një rreth vicioz, që nuk ka kurrë fund. Ndryshoni këndvështrimin tuaj, merrni vetëm anën pozitive të gjërave dhe do të shihni që gjithçka do t’ju duket ndryshe.
3. Jini më empatikë
Të mundoheni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve, mund t’ju ndihmojë të shihni edhe gjërat tuaja ndryshe. Kjo gjë do t’ju bëjë të jeni më në sintoni me pjesën tjetër të botës.
4. Lumturia është një gjendje e trurit
Lumturia nuk duhet të vijë nga faktorë të jashtëm: nëse ndryshoni këndvështrimin tuaj mbi këtë gjë, do t’ia dilni të ndiheni më të lumtur në çfarëdolloj situate, edhe pse gjërat rreth e rrotull jush nuk shkojnë tamam ashtu siç i kishit paramenduar.