4 gabimet që po të rritin moshën kanë lidhje me fondatinën

April 28, 2022
min lexim

Fondatina është shumë e rëndësishme në grimin e ditës – baza e make up-it pas së cilës fytyra shkëlqen. Shumë gra, sidomos ajo pjesë në moshë, përpiqen të mbulojnë shenjat e moshës me fondatinë, por harrojnë se shpesh bëjnë gabime që, në vend që t’ua ulin, ua rritin vitet.

Disa gabime që, me siguri, edhe shumë prej jush mund t’i bëjnë, janë të renditura më poshtë. Ja çfarë duhet shmangur.

Përdorimi i një fondatine me ngjyrë të hapur

Sa më shumë vitet kalojnë, lëkura humbet dalëngadalë pigmentin e saj dhe përdorimi i një fondatine që është shumë i hapur në ngjyrë nuk është zgjedhja e duhur. Këshilla e grimierëve është që fondatina të përdoret në pothuaj të njëjtat tonalitete me lëkurën ose në ndryshim vetëm një ton. Kjo, për arsye se gjithçka duhet të duket natyrale. Mos harro ta përdorësh edhe në qafë.

Përdorimi i një fondatine me cilësi të dobët

Disa formula fondatinash janë më të mira se të tjera. Disa produkte make up-i janë të prodhuara për lëkurë të maturuar, pra për një lëkurë që ka nisur të shfaqë shenjat e moshës, ndërsa disa produkte të tjera nuk e kanë këtë cilësi. Kështu, nëse je duke përsorur një fondatinë që ka në përbërje shumë yndyrë, fytyra ka gjasa të sjellë probleme. Kjo do të të bëjë të dukesh më e madhe në moshë, madje edhe do të të shfaqë rrudhat. Absolutisht askush nuk e do këtë. Estée Lauder’s Perfectionist Youth-Infusing Makeup SPF 25 është një zgjedhje perfekte.

Përdorimi i një fondatine pudër

Përbërësit e grimit mund të të tregojnë moshë më të madhe. Nëse po përdor një fondatinë në formën e pudrës, ajo i bën më të dukshme shenjat e moshës dhe rrudhat. Të vetmet pudra të cilat janë të sigurta për lëkurën janë ato me bazë mineralesh. Mineralet mund të absorbohen lehtësisht nga lëkura, ndaj edhe të tilla zgjedhje nuk janë të dëmshme.

Aplikimi i fondatinës me gishta

Nëse e përhap fondatinën me gishta në fytyrë (ose çdo produkt tjetër në fytyrë), tani është koha të mos e bësh më. Kjo është një arsye tjrtër që të rrit moshën, sepse gishtat nuk ndihmojnë që produkti të përhapet aq mirë sa duhet. Fondatina e përhapur me gishta nuk është e njëtrajtshme në të gjithë hapësirën, kështu që furça është zgjidhja më e mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër Evropiani, Kosova me katër garues

Story i radhës

​Nga 1 maji hiqet certifikata e vaksinimit për hyrje në Greqi

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë