39 aktakuza dhe 18 persona të ndaluar brenda 24 orëve

October 25, 2024
1 minut lexim

Brenda 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

Ndërkaq, 18 persona janë ndaluar, si dhe ka pasë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe asaj të arrestit shtëpiak.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, si dhe tri (3) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Urime ditëlindjen, plak”, Haradinaj i shkon te varri babait

Story i radhës

Kiara tregon banoren e saj të preferuar në ‘Big Brother VIP Kosova 3’

Të fundit nga

ShkoLartë