Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 37 raste aktive me coronavirus janë në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 10 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199.
Ministria po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 34 persona.
Ndërkaq nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,166 doza të vaksinës.