Në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Sarandë, Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, i cili ishte nisur që ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij.
Shtetasi shqiptar me inicialet, K.H, kishte në posedim një pistoletë pa leje, ndërsa sipas Policisë së shtetit, kjo nuk është vepra e parë penale e tij, pasi ai ka edhe vepra të mëparshme ku kishte shkelur ligjin.
Ndërsa, K.H kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij, F.Ç, e moshës 31 vjeçare dhe bashkëjetuesin e saj, I. J.
Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen numër katër të qytetit të Sarandës.
Dyshohet se K.H, kishte udhëtuar enkas nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-bashkëshorten, F.Ç., me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç, (noa.al/M.D).