34 persona privohen nga liria per drejtim te pakujdesshem te automjetit gjate fundjaves 6a70da2db1a87

34 persona privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit gjatë fundjavës

August 3, 2026
1 minut lexim
POLIC DENIME

Gjatë fundjavës së kaluar (31.07–02/03.08.2026), nëpunësit policorë në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 34 persona për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Nga personat e ndaluar, 23 drejtonin automjetet pa patentë shoferi, nëntë ishin nën ndikimin e alkoolit, një person drejtonte automjet të paregjistruar dhe pa patentë shoferi, ndërsa një tjetër drejtonte pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjetet pa patentë shoferi, në kundërshtim me masat e ndalimit për drejtim të automjetit apo nën ndikimin e alkoolit. Sjellja e përgjegjshme në trafik, sipas MPB-së, është thelbësore për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spital i ri ne kercove por jo ne objektin 40 vjecar qytetaret skeptike pas dekadash premtimesh 6a70d8e0a6db0
Lajmi i mëparshëm

Spital i ri në Kërçovë, por jo në objektin 40-vjeçar, qytetarët skeptikë pas dekadash premtimesh

svecla perparim rames mos u viktimizo sqarohu per akuzat 6a70f0bef0d68
Lajmi i radhës

Sveçla, Përparim Ramës: Mos u viktimizo, sqarohu për akuzat

Të fundit nga

ShkoLartë