31 vjetori i pavarësisë së Ukrainës, Zelenskyy paralajmëron për sulm të dhunshëm rus

min lexim

Ndërsa Ukraina përgatitet të festojë Ditën e Pavarësisë së saj të mërkurën, presidenti ukrainas ka paralajmëruar se Moska mund të ndërmarrë “diçka veçanërisht të dhunshme” gjatë javës së ardhshme.

Më 24 gusht, Kievi do të festojë 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik – një datë që përkon edhe me gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, shkruan Euronews.

Të shtunën gjatë një fjalimi të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të shfrytëzojë rastin për të nisur një sulm brutal.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme dhe veçanërisht të dhunshme javën e ardhshme. Ky është armiku ynë. Rusia ka bërë diçka të neveritshme dhe të dhunshme çdo javë gjatë gjashtë muajve të fundit, vazhdimisht,” tha Zelenskyy.

Të mërkurën, Kievi pritet të ekspozojë pajisje ushtarake ruse të shkatërruara për të shënuar këtë ditë, për dallim me paradat e zakonshme ushtarake të vendit.

Zelenskyy shtoi se ky vit është “me të vërtetë i veçantë” dhe se ai “mund të ndiejë në ajrin e Krimesë se pushtimi atje është i përkohshëm dhe se Ukraina po kthehet”.

Mesazhi i tij vjen pas një sulmi të supozuar me dron në selinë e Flotës së Detit të Zi të Moskës në Sevastopol dhe shpërthime të tjera që kanë tronditur gadishullin e kontrolluar nga Rusia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrjedh afati për ankesa për zgjedhjet në Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Tetovë

Story i radhës

Rama: “Vala” e re e Durrësit park urban për fëmijë dhe të rritur

Të fundit nga