31-vjeçari që u kap në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, emër i njohur për Policinë

July 15, 2022
1 minut lexim

Ahmet Kamberi i lindur në qytetin e Podujevës, është emër i njohur për organet e rendit. Si person problematik, për vite me radhë ai ka pasur telashe me ligjin.

Kamberi është arrestuar disa herë, pasi që qe një kohë është shndërruar në makth për qytetarët, veturat e të cilëve dyshohet se janë thyer pikërisht nga 31-vjeçari.

Edhe në vitin 2019 ai ishte arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’, ku cak i tij ishin kryesisht veturat e mërgimtarëve.

‘Veprimtarinë’ e tij, Kamberi e kishte shtrirë në gjithë vendin, duke bërë kështu që të ketë shumë raste të hapura në Polici.

E së fundi ai u arrestua në parkingun e një restoranti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Policët në rroba civile, por të armatosur, kanë arritur që të arrestojnë Kamberin bashkë me personin tjetër të dyshuar për grabitje, Armend Morina.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paralelja në shqip në Podgorcë, Komuna e Strugës: Do të funksionojë nga shtatori

Story i radhës

Çmimet e larta, Vasili ‘godet’ Ramën: Ulni taksat dhe tatimet, po falimentoni turizmin

Të fundit nga

ShkoLartë