“3000 shqiptarë janë përdorues të SKY”, Karamuço: Do zbulohen emra të tjerë

July 31, 2023
1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin “Review” në Eruoenws Albania se në Shqipëri janë rreth 3000 përdorues të aplikacionit SKY.

Ai tha gjithashtu se nëse këto operacione shkojnë si duhet në muajt në vijim do shohim para drejtësië edhe emra të tjerë të rëndësishëm.

“Janë mesazhe të cilat në volumin shqiptar zënë deri në 3000 përdorues të cilët kanë shkëmbyer mesazhe brenda dhe jashtë vendit. Pavarësisht se këta mund të identifikohen me emra, mbiemra dhe IP. Telefonat janë pa GPS, pa audio, pa kamer, pra janë të papërgjueshëm.

Këta sigurisht përcjellin të dhëna që ti vetë identifikohesh. Sinjalet që vijnë nëpërmjet formave të ndryshme që mblidhen në një server janë sinjale që gjenerohen nga Ballkani dhe janë të ndarë me numra e me shtete.

Kjo na ngre pritshëmritë e mëdha se ne do kemi thesaret tona për të hetuar dhe për të gjykuar edhe në muajt në vijim personazhe të tjerë shumë të rëndësishëm”,-tha profesor Ervin Karamuço.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme…

Story i radhës

Dimal Basha reagon përsëri për protestën e gazetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë