300 mijë vaksina Pfizer brenda marsit, Manastirliu: Kontratë për 1 milion doza vaksine brenda 2022

February 28, 2022
min lexim

Deri në fund të marsit do të arrijnë në Shqipëri 300 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe deri në fund të vitit është parashikuar blerja e 1 milion dozave dhe 500 dozave opsionale. Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë.

“Ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer mbi 2.7 milionë vaksinime, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa foli edhe për vaksinimin e fëmijëve.

“Aktualisht janë kryer më shumë se 2.6 milionë aplikime dhe ndërkohë që kemi vijuar edhe më një proces tjetër përsa i përket grumbullimit të të gjithë dokumentacionit të qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit por që rezultojnë të kenë aplikuar vaksinën, të cilët janë mbi 55 mijë qytetarë që kanë kryer vaksinat jashtë vendit dhe janë përllogaritur në totalin e aplikimeve të dozave që shkojnë rreth 2.7 milionë aplikime për qytetarët shqiptarë, duke bërë që të kemi një përqindje të mbulesës vaksinale me një dozë për popullatën target +16 vjeç 59.3 % dhe mbi 55% me dy doza. Kjo marrëveshje garanton vijimin e procesit të vaksinimit edhe me dozën përforcuese, por edhe për fëmijët. Nëse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ketë rekomandim për vaksinimin e fëmijëve, nëpërmjet kësaj marrëveshje, garantojmë edhe vaksinat pë moshat pediatrike”.

Sa i përket situatës epidemiologjike, ajo tha se aktualisht kemi ulje të rasteve ditore dhe situata në spitale paraqitet e kontrolluar.

“Në dy javët e fundit kemi një ulje të incidencës të rasteve pozitive ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrolluar. Kemi ulje dhe të rasteve të hospitalizimeve dhe gjithashtu edhe të fataliteteve në dy javët e fundit, krahasuar edhe me pikun e rasteve me variant Omicron në javën e tretë të muajit janar, ku kishim edhe një pik të rasteve por që kjo fatmirësisht, falë vaksinimit nuk është shoqëruar me një rritje të lartë të rasteve në spitale dhe sigurisht kjo është përballuar më së miri nga spitalet”.

Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliardë lek pë procesin e vaksinimit anticovid. Bashkë me vaksinat që pritet të mbërrijnë nëpërmjet instrumentit Covax gjatë 2022, janë mbi 5 milion doza vaksine që do të kenë mbërritur në Shqipëri që prej fillimit të procesit të vaksinimit. Në tërësi, mbi 70% e dozave të vaksinave anticovid është financuar nga qeveria shqiptare. Përthithja e dozave të vaksinave që kanë mbërritur në Shqipëri është mbi 82%.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MTS largon nga transmetimi kanalet ruse në Kosovë

Story i radhës

Qeveria e Maqedonisë rekomandoi ndalimin e transmetimit të kanaleve ruse

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë