“300 dollarë për një vrasje”/ Nuk do ta besoni, por në këtë shtet jeta vlen shumë pak

Gazetari Eni Ferhat tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga informacionet që ka polica  në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë.

Ai tregoi se shqiptarët e zhvendosur atje kanë krijuar familje dhe rrjetin e tyre dhe çdo shqiptar që tenton të bëhet pjesë e rrjetit ekzekutohet.

“Në portin e Durrësit çdo kontejner që vjen nga Amerika Latine cilësohet me risk të lartë dhe kontrollohet. Nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë, gjen nga Elbasani, Dibra që janë rezidentë atje.

Janë zhvendosur atje, kanë krijuar familje kryesisht me gra vendase. Niveli i jetesës atje është shumë i ulët dhe një vrasje me pagesë kushton 300-500 dollarë”, tha gazetari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gabimet e mundshme që i bëni para ushtrimeve

Story i radhës

Nga sot të gjithë shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat, kaq është dënimi nëse i keni akoma ato të verës

Të fundit nga