30% rritje të pagave për të punësuarit në DAP! Llukarevska: Edhe përgatitjet për E-faturën janë kah fundi          

July 24, 2023
1 minut lexim

Të punësuarit në Drejtorinë e të ardhurave publike pagën e ardhshme do ta marrin me 30% rritje. Pas shumë protestave të premten është nënshkruar marrëveshja kolektive dhe e njëjta ka marrë mendim pozitiv nga Ministria e Financave, bën të ditur drejtoresha e këtij institucioni Sanja Llukarevska, në emisionin Summer Click në TV21.

“Menjëherë paga e ardhshme do të jetë me rritje për 30%. Unë mund të them se për kohë të gjatë nuk kemi pasur lëvizje në pagat e të punësuarve në DAP. Për ne ishte lehtësim në gjithë këtë proces bisedimesh sepse ne kemi të ardhura personale të cilat vijnë nga përfundimi i kontrolleve të tatimeve, me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të ardhura publike dhe disa të ardhura tjera që i fitojmë në llogarinë tonë”, theksoi Sanja Llukarevska – drejtoreshë e DAP.

Në Summer Click, Llukarevska foli edhe për e-faturën e cila premtohet kohë të gjatë, e me këtë rast tha se janë kah fundi me përgatitjet. Sipas udhëheqëses së të ardhurave publike me e-faturën do të lehtëson shumë procese, si ne pjesën e paraqitjes së faturave në formë elektronike poashtu edhe zvogëlimi i ekonomisë gri.

“E-fatura, po i bëjmë përgatitjet e fundit, kemi një grup pune të fuqishëm, edhe nga DAP edhe nga Ministria e Financave edhe nga kabineti i zv/kryeministrit Fatmir Bytiqi dhe duhet që në periudhën në vijim të përfundojmë të gjitha specifikat teknike, me qëllim që ta publikojmë shpalljen publike”, tha Sanja Llukarevska – drejtoreshë e DAP.

Sipas Llukarevskës kjo reformë do të ndihmonte shumë jo vetëm Drejtorinë e të ardhurave publike, mirëpo edhe odat, taksapaguesit, personat fizik dhe ata juridik.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Do dashuroni çmendurisht dikë që keni njohur së fundmi”, Horoskopi javor nga Paolo Fox: Çfarë premtojnë financat

Story i radhës

Danimarkë, digjet Kurani para ambasadave të Iranit dhe Irakut

Të fundit nga

ShkoLartë