Gjatë ditës së djeshme (03.06.2023) në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksion në automjete që kryejnë transport publik të nxënësve, si dhe kontroll i nxënësve të shkollave të mesme para hyrjes në shkolla, objekte hoteliere dhe lojëra fati në afërsi të shkollave.
Nga MPB njoftojnë se gGjatë kontrollit është ndaluar një i mitur nga Shkupi nga neni 80 paragrafi 3 nga Ligji për Armët, tek i cili është gjetur elektroshok.
“Gjatë kontrollit janë sanksionuar 30 drejtues automjetesh për kundërvajtje rrugore, 12 prej tyre për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë bashkërisht kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thonë nga MPB.