Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i caktoi 30 ditë paraburgim ish-zëvendësdrejtorit në Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe funksionarit të BDI-së, Ismet Guri dhe dy personave të tjerë nga hetimi i cili po kryhet ndaj 15 personave që dyshohen për evazion fiskal, shoqërim kriminel dhe pastrim parash. Paraburgimi është përcaktuar edhe për një person tjetër.
Shqiptimi i masës vjen me kërkesë të Prokurorisë Publike se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën nga rreziku nga arratisja, se do t’i fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë gjurmët e veprës penale dhe se do të ndikojnë ndaj dëshmitarëve dhe bashkëpjesëmarrësve, duke penguar hetimin.
Nga Prokuroria thonë se me qëllim që për vete të arrijnë pasuri të jashtëligjshme, të dyshuarit e kanë mashtruar organin tatimor – DAP dhe pa bazë kanë kërkuar dhe marrë kthimin e TVSH-së prej rreth 840.000 eurove.
Burimi: TV21