Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për pak ka humbur jetën në bregdetin e Sarandës.
Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.
Mësohet se është ndërhyrë menjëherë për duke i vendosur oksigjen dhe me sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar. I mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.
Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranëmbytja është mbijetesa (edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasoje është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare dhe hipotermia( ulja e temperaturës).