Në Krushë të vogël të Rahovecit mbrëmë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Hajnat hynë në shtëpitë e tre vëllezërve Hajdari, të cilët bashkë më familjen ishin në aheng familjar.
Këtyre iu shkaktuan dëme te mëdha materiale, pasi hajnat vodhën para të gatshme e stoli ari.
Kryefamiljari dyshon se hajnat ishin në grup e të organizuat mirë.
Ngjarja, që sipas Hajdarit i shkaktoi traumë të madhe familjes, po trajtohet nga policia si vjedhje e rëndë. Këta nuk kanë ende dikë të arrestuar apo të dyshuar për këtë vepër.