Ka situata në jetë ku ne na duhet të tregohemi të guximshëm, për të marrë në duar ”frerët e jetës” tonë. Por janë disa shenja që pavarësisht çdo situate janë më të guximshëm se disa të tjerë, ata nuk kufizohen nga normat e shoqërisë dhe nuk frikësohen nga situatat që ndodhen përballë tyre.
Dashi
Dashi është shenja më e guximshme e zodiakut. Këta njerëz nuk janë të kufizuar nga normat shoqërore dhe nuk respektojnë rregullat. Ata kalojnë kufijtë dhe shkojnë atje ku askush tjetër nuk shkon. Ai do të bëjë gjëra që askush tjetër nuk i bën dhe do të përballet me sfidat që të tjerët i frikësohen. Kjo shenjë sundohet nga Marsi i fuqishëm, planeti i luftës, guximit dhe pasionit, ndaj nuk është çudi që Dashi është kaq luftarak dhe i patrembur.
Luani
Vetëbesimi i Luanit nuk njeh kufij dhe është pikërisht besimi i madh tek vetja dhe aftësitë e tyre që i nxit këta persona të jenë të guximshëm. Nëse ata kanë vendosur diçka, asgjë nuk mund t’i ndalojë ata ta bëjnë atë të ndodhë. Ata janë gjithmonë të gatshëm të luftojnë sepse e dinë se mund të dalin fitues nga çdo situatë. Luanët përballen me sfidat dhe nuk lejojnë asgjë t’i pengojë në jetë.
Akrepi
Akrepat nuk hezitojnë të përballen me situata të rrezikshme që mund të thyejnë shumicën e njerëzve të tjerë. Këta njerëz nuk mund të manipulohen apo frikësohen. Ata janë shumë intuitivë dhe nuk i besojnë askujt përveç vetes, kjo është edhe arsyeja pse nuk kanë frikë nga askush dhe asgjë. Askush nuk mund t’i detyrojë ata të bëjnë diçka që nuk duan të bëjnë.
Shigjetari
Shigjetarët drejtohen drejt objektivit. Kur vendosin një qëllim, nuk u intereson se sa e vështirë është dhe nuk dorëzohen me asnjë çmim. Ata janë të hapur ndaj sfidave dhe përvojave të reja dhe besojnë gjithmonë në rezultatin më të mirë të mundshëm të çdo situate. Ata kurrë nuk lejojnë që frika t’i ndalojë të shijojnë jetën në maksimum, prandaj janë kaq të patrembur.