3 shenjat e horoskopit që mund të bëjnë pak pushim nga rrjetet sociale

min lexim

Nuk ka asgjë të keqe nëse njerëzit kalojnë më pak kohë në telefon. Kontrolli i vazhdueshëm i rrjeteve sociale, si një formë për t’u qetësuar pas punës kur truri juaj ka nevojë për pushim, mund të jetë një formë për të qenë në kontakt me gjithçka ndodh në mbarë botën. Por, ka disa shenja të horoskopit që e teprojnë me këtë pjesë duke kaluar shumë orë në TikTok, Instagram dhe rrjete të tjera sociale.

Për të marrë frymë lirisht, provoni t’i vendosni kufij vetes dhe kohës së kaluar në internet, duke bërë një detoks të nevojshëm për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Ja tre shenjat që janë më të varura nga telefonat dhe rrjetet sociale, por që kanë vërtet nevojë për pak pushim nga to.

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje, duket se rrjetet sociale janë krijuar vetëm për ta. Binjakëve u pëlqen të postojnë, të ripostojnë, të bëjnë komente, të çojnë mesazhe dhe të rrinë aq gjatë online sa harrojnë se një botë e tërë është atje jashtë telefonit të tyre.

Teksa ju kënaqeni duke parë video apo duke bërë komente të ndryshme, dijeni se kjo nuk është e shëndetshme sepse ju e shtyni veten drejt një gjendjeje që prodhon hormone stresi. Zakoni juaj i rrjeteve sociale, shpesh nënkupton se jeni personi më i/e informuar, por nëse e kapni veten duke qeshur sidomos në një ambient ku askush nuk e ka idenë se çfarë po shihni apo po flisni, atëherë ky është treguesi që duhet të hiqni dorë nga rrjetet sociale dhe të përfshiheni në aktivitete që kërkojnë përfshirjen e trurit dhe trupit tuaj, por pa telefon apo pajisje të tjera elektronike.

Virgjëresha

Shenjat që tregojnë se Virgjëreshat kanë nevojë për një detoks nga mediat sociale, janë pikërisht në momentin kur ato fillojnë ta krahasojnë veten me të tjerët. Ato mund të kontrollojnë telefonin sapo hapin sytë në mëngjes, ose kur shkojnë për të fjetur vonë në mbrëmje dhe sërish kënaqen, pavarësisht nëse ndihen të lodhur/a.

Si një shenjë Toke, ju ndiheni më mirë kur rrini shtrirë në divan dhe kënaqeni duke parë VIP-at e preferuar, por kujdes! Nëse filloni ta krahasoni veten me ta, kjo është një shenjë që duhet të largoheni për ca kohë nga rrjetet sociale dhe qëndrimi online.

Peshorja

Nëse jeni Peshore, ka shumë mundësi që të keni rënë në gjumë me telefonin në dorë më shumë se një herë. Madje, mund të ketë ndodhur që telefoni t’ju ketë rënë mbi fytyrë dhe kjo është një shenjë që rrjetet sociale dhe teknologjia janë fiksimi juaj.

Peshoret mund të kalojnë një të diel të tërë në TikTok, pa e vrarë mendjen se çfarë ndodh me botën jashtë dhe kjo është një arsye tjetër për t’u larguar nga rrjetet sociale. Por, truri juaj ka nevojë për pushim ndaj provoni që të ulni kohën e kaluar para telefonit apo pajisjeve të tjera, duke bërë më shumë aktivitete gjatë ditës që nuk kanë nevojë për përdorimin e telefonit. Na besoni që do të ndiheni më mirë me veten!

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

YouTube Music së shpejti shton veçorinë e “radios personale”

Story i radhës

Nesër pritet të publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit

Të fundit nga