3 shenjat e horoskopit që me shumë mundësi harrojnë ditëlindjen tuaj

July 4, 2024
min lexim

Është gjithmonë një ndjesi e bukur që në ditën e lindjes të zgjohesh në mëngjes me mesazhe urimi ose pse jo me ndonjë tortë me qirinj dhe njerëzit e dashur që të trokasin në derë sapo kalon mesnata.

Por, për disa syresh harresa është e shkruar në yje, madje edhe kur bëhet fjalë për data speciale siç është ditëlindja. Ata nuk harrojnë qëllimisht, por thjesht sepse ashtu janë “gatuar” në tipin dhe personalitetin e tyre.

Demi

Demët njihen për personalitetin e besueshëm dhe praktik. Ata dinë si t’ju dëgjojnë në situata kur ju doni të flisni apo të shfryheni, por ata nuk janë të besueshëm kur vjen puna kur duhet të kujtojnë ditëlindjet. Kjo ndodh për shkak se të lindurit e kësaj shenje duan të ruajnë rutinën e përditshmërisë me çdo çmim. Pra, Demët nuk neglizhojnë datat e rëndësishme për shkak të pakujdesisë, por thjesht sepse kanë prioritet gjërat bazike të jetës, pra rutinën e mëngjesit, punën, palestrën, darkën dhe mos u çudisni që në mesnatë ata të kujtohen për ditëlindjen tuaj.

Binjakët

Mendja e Binjakëve është e mbushur plot me ide, përtej faktit që ata kanë orientim në gjithçka bëjnë në jetë. Por, nëse mendoni se ata kanë kontroll edhe në datat speciale tuajat, siç është edhe ajo e lindjes, e keni gabim. Pasi, Binjakët kanë sy dhe veshë për gjithçka ndodh në përditshmërinë e jetës dhe stilit të tyre, por ca më pak për ditëlindjet. Mos u çudisni që mesazhi i urimit t’ju vijë në telefon një ditë më parë, pikërisht sepse ata kanë harruar apo e kanë ngatërruar datën.

Shigjetari

Ata janë gjithmonë në lëvizje dhe në kërkim të aventurës së ardhshme. Por, harresa e tyre buron nga përqendrimi absolut në skemat në mundësitë e së ardhmes dhe jo në momentin aktual. Nëse ata nuk po planifikojnë realisht një festë fantastike për ju, ka shans që ta harrojnë datën pa u menduar fare. Për më tepër, ata nuk janë tipa që mbajnë shënime apo i nënvizojnë me laps datat në kalendar, pasi thjesht i kujtojnë ngjarjet rastësisht. Për këto arsye, Shigjetarët bëjnë pjesë në listën e atyre që harrojnë edhe datat e rëndësishme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ibrahimovic e thirr Moratan, Milani synon marrëveshje me Atletico Madridin

Story i radhës

Rreth 700 mijë euro paga për punëtorët serbë që nuk dolën në punë në katër ministri

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë