Për të zbuluar se çfarë një mashkull mendon për ju, nuk është nevoja ta pyesni, por mjafton t’i vëzhgoni lëvizjet e tij
Pra, gjestet fizike mund të tregojnë shumë gjëra për qëllimet e tij të vërteta.
Duke marrë parasysh këtë, ju sjellim më poshtë një listë me shenja të besueshme që mund të tregojnë se atij po i pëlqeni me të vërtetë:
I prekë flokët e tij
Përmes kësaj, meshkujt shpeshherë përpiqen t’i japin vetes më shumë vetëbesim. Shpeshherë kur meshkujt e shohin një person atraktiv, në mënyrë instinktive përpiqen të duken më të zgjuar duke bërë gjëra si rregullimi i flokëve. Vlen të ceket se ky rregull është i njëjtë edhe te femrat.
Fillon të flet më shumë
Kur një mashkull fillon të flet më shumë kur jeni afër tij, atëherë ky është indikatori kryesor se ai po përpiqet t’ju impresionojë.
I mban duart afër belit
Nëse një mashkull i mban duart afër belit – duke i vendosur në xhep p.sh. – është shenjë e qartë se ai po përpiqet ta demonstrojë fuqinë e tij. E njëjta ide shprehet edhe kur mashkulli i mban këmbët hapur kur është ulur.