Industria kripto u përball me humbje 3 miliardë dollarë në 2024 për shkak të hakimeve dhe mashtrimeve, një rritje me 15 përqind krahasuar me 2.61 miliardë dollarë të humbura në 2023 sipas firmës së sigurisë blockchain Peckshield.
2.15 miliardë dollarë janë humbur nga hakimet, ose 70 përqind të totalit të humbjeve. Është një rritje me 42.38 përqind të humbjeve nga hakimet të cilat në 2023 ishin 1.5 miliardë dollarë.
Ndërkaq mashtrimet kontribuan 834.5 milionë dollarë humbje sipas raportit vjetor të firmës. Në 2024 gjithashtu ishte më e vështirsë të rikuperohen fondet e humbura. Rreth 488.5 milionë dollarë asete të vjedhura u rikuperuan, ose vetëm 27.62 përqind të aseteve të vjedhura në tërësi.
Në 2023 u rikuperuan 674.9 milionë dollarë kriptoasete të vjedhura. Ndërsa rikuperimi i gati gjysmë miliardë dollarëve është një hap pozitiv, shkalla e madhe e fondeve të vjedhura ekspozoi nevojën urgjente për protokolle më të mira sigurie në të gjithë industrinë.
Mes skemave më të mëdha të vjedhjes së kriptomonedhave ishte hakimi 305 milionë dollarësh i bursës Japoneze DMM ndjekur nga thyerja e sigurisë 290 milionë dollarëshe e PlayDapp dhe mashtrimi me 238 milionë dollarë Bitcoin.
Bursa Indiane WazirX dhe Gala Games gjithashtu pësuan humbje të mëdha me 230 milionë dollarë dhe 212 milionë dollarë të vjedhura respektivisht.
Javën e kaluar, firma e sigurisë së blockchain CertiK paralajmëroi për kërcënimin në rritje të mashtrimeve të phishing, i cili u shfaq si sfida më e rëndësishme e sigurisë e vitit 2024. /PCworld Albanian
Burimi: pcworld.al