3 hapa për të zbuluar arsyen pse ai po flirton me ty

min lexim

Njerëzit flirtojnë për arsye nga më të ndryshmet, por 6 kategoritë më të rëndësishme të tyre i gjeni në vijim:

1.

Eksplorimi: Duan të shohin nëse ka ndonjë mundësi lidhjeje në çfarëdolloj forme

2. 

Dëshira për të forcuar apo çuar më thellë një marrëdhënie

3. 

Seksuale: Po përpiqen thjesht të bëjnë seks me ju

4.

Për qejf. Të flirtosh është emocionuese dhe shijon! 

5.

Për t’u ndjerë më mirë me veten.

6.

Përpjekje për të marrë diçka nga tjetri.

Si të dalloni llojet e flirteve?

1. A po tregohen shumë të hapur?

Individët që e shfaqin fare hapur interesin e tyre ndaj jush duke të kërkuar një takim apo gjëra të tjera, qartazi ose duan të kryejnë marrëdhënie me ju ose ju mendojnë për një lidhje afatgjatë. Kjo sepse të tilla sjellje zakonisht bëhen kur do t’i çosh gjërat në një tjetër nivel: pra në diçka më emocionale apo edhe më shumë fizike. Në kontrast me ta, ata që duan vetëm ndonjë nder, një bisedë që do t’i rriste vetëbesimin ose thjesht pak argëtim do t’i mbanin gjërat në nivel më shumë miqësor. Edhe këta mund të flirtojnë, por jo kaq dukshëm sa për ta çuar raportin në një tjetër hap.

2. Ju prekin apo flasin?

Nëse ata flasin gjatë me ju për të ndërtuar tërheqjen dypalëshe si dhe për të krijuar një raport mes jush, mund të jenë me shumë mundësi më të interesuar për të krijuar diçka që është më shumë emocionale. Nëse ju afrohen vazhdimisht duke ju prekur, interesi i tyre mund të jetë fizik. Nëse ndërkohë që flasin, duan t’ju prekin dhe ju dëgjojnë me aq dëshirë sa edhe ju shohin, ekziston mundësia që t’ju duan si fizikisht ashtu dhe emocionalisht.

3. A janë jo të drejtëpërdrejtë? Jo të përfshirë? 

Personat që e shihni që nuk ngulin këmbë tek dashuria apo seksi me shumë gjasa janë thjesht duke kaluar mirë. Kanë nevojë për një lloj vetëbesimi dhe e marrin përmes reagimeve tuaja. Përpiquni të mos e ngatërroni me flirtin kur personi përballë thjesht po shijon veten. Në kontrast me këtë, nëse ata janë të tërhequr, por në mënyrë indirekte po përpiqen t’ju lënë përshtypje të mirë me shumë gjasa po kërkojnë vëmendjen tuaj pa ju kërkuar diçka specifike në këmbim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqi: Qeni pret që pronarja të dalë nga rrënojat që pesë ditë

Story i radhës

Shotani: Kërkuam me çdo kusht ta barazojmë rezultatin

Të fundit nga