3 gjërat që duhet t’i bësh çdo natë para se të flesh

min lexim

Të kesh një ritëm të rregullt gjumi është çështje shumë e rëndësishme për të fituar qetësinë gjatë natës. Trajnimi i trupit për të fjetur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë çdo ditë ndikon shumë në shëndet. Ndoshta ke nevojë për një ndihmë të vogël për ta bërë gjumin më të rehatshëm dhe natën më të qetë. Më poshtë, janë tre veprime që duhet t’i bësh rutinë çdo natë.

Vendos një orë fikse. Ndoshta po mendon se vetëm fëmijët flenë me orar, por në fakt, nuk është e vërtetë. Të flesh çdo natë në të njëjtën orë është shumë e rëndësishme. Kjo, sepse trupi e di kur është koha për gjumë dhe fillon të përgatitet, gjë do të thotë se sa herë të bëhesh gati për të fjetur në orën që fle zakonisht, nuk do kesh probleme me pagjumësinë. Por ora është shumë e rëndësishme edhe për zgjimin në mëngjes. Konsistenca është jetike.

Bëje dhomën e gjumit një vend të shenjtë për gjumë. Po shikon TV? Po kontrollon Instagramin? Këto nuk janë mënyra për t’u bërë gati për gjumë. Nëse dhoma nuk është në kushtet për një gjumë të mirë, nuk do të të ndihmojë të bësh gjumë të qetë. Sigurohu që dhoma është e errët, në një temperaturë konstante dhe shtrati me jastëkë të rehatshëm.

Kontrollo ushqimin! Ushqimi ose pirja e lëngjeve shumë afër gjumit nuk është diçka që duhet ta bësh regjim. Alkool apo kafe? As ato. Natyrisht, pirja e kafeinës shumë afër gjumit nuk do të ndihmojë të kesh gjumë të mirë, por pa marrë parasysh edhe sasinë e alkoolit, që gjithashtu krijon probleme me shëndetin. Edhe ushqimet e yndyrshme nuk janë ide e mirë, sepse ato të krijojnë probleme me tretjen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Angelina Jolie paditi FBI-në, pretendon se favorizoi Brad Pitt-in pas akuzave për dhunë në familje

Story i radhës

E mori falas, Bayerni e shet 20 milionë euro

Të fundit nga